Hapësira e studentëve të bashkuar!
Takimi i parë nga afër i Bordit Kombëtar Studentor

Takimi i parë nga afër i Bordit Kombëtar Studentor

Ditën e shtunë, datë 8 maj, anëtarët e Bordit Kombëtar Studentor në qytetin e Tiranës janë takuar për herë të parë nga afër dhe kanë folur për çështje të ndryshme. Një ndër çështjet që është prekur më së shumti është edhe vazhdimësia e procesit mësimor në universitete.

Përveç çështjeve që kanë të bëjnë me arsimin, anëtarët e Bordit folën edhe për aktivitetet që do të realizohen në vazhdim nga Bordi Studentor, ku themeluesi i tij, Gevio Tabaku, u shpreh se në vazhdim do të realizohet ngritja e departamenteve brenda Bordit si edhe klubet e ndryshme.

Aktivitetet për anëtarët e Bordit nuk do të mungojnë gjithashtu. Do të ketë trajnime si edhe programe të tjera aftësimi për të gjithë anëtarët të cilët kanë dëshirë të marrin pjesë.