Ditën e premte, datë 4 qershor, anëtarët e Bordit Kombëtar Studentor nga Tirana u mblodhën për të kaluar një pasdite të këndshme nën tingujt e kitares.
Aktiviteti ishte një mënyrë e mirë që anëtarët e Bordit të mund të hiqnin paksa stresin e sezonit të provimeve. Pjesëmarrësit u shprehen se aktiviteti ishte shumë i këndshëm dhe se duhet të realizohen sa më shumë aktivitete të tilla argëtuese.
Bordi Kombëtar Studentor do të vazhdojë me realizimin e aktiviteteve të ndryshme me fokus studentët.