Raportin e plotë mund ta gjeni këtu:
Gjetjet kryesore:
- 61% të studentëve pohojnë se mësimi online ka ndikuar keq në shëndetin e tyre mendor.
- Nga nota 1 deri në 5, studentët kanë vlerësuar mësimin online me notën mesatare 2.39.
- 65% e studentëve mbështesin zhvillimin e mësimit online tërësisht në auditor.
- 48% e studentëve kanë pjesërisht besim, ndërkohë 42% e tyre kanë aspak besim se Ministria e Arsimit do sigurojë mbarëvajtjen e këtij viti akademik dhe kushtet e duhura në lidhje me Covid-19 në kampuset universitare.
- 48% e studentëve kanë pjesërisht besim, ndërkohë 44% e tyre kanë aspak besim se Ministria e Shëndetësisë do sigurojë një menaxhim të mirë të situatës së Covid-19 për aspekte që lidhen me studentët si hapjen eauditorëve, nr. e studentëve në auditor, transportin publik, etj.?
- 40% e studentëve dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, ndërsa 60% e tyre nuk dëshirojnë ta bëjnë.
- Kur u pyetën se pse nuk dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, 65% e tyre shprehen se vaksina mund të ketë efekte anësore të pazbuluara.
- Vaksina që studentët preferojnë më së shumti të bëjnë është “Pfizer/BioNTech” me 77% të të anketuarve.
- Kur u pyetën se a duhet të jenë të detyrueshme vaksinat për të ndjekur mësimin në auditor, 20% e studentëve u përgjigjën pozitivisht, ndërsa 80% e tyre u përgjigjën negativisht.
- Për pyetjen se a do ta bënin vaksinën nëse ajo do ishte kusht për të ndjekur mësimin në auditor, 72% të studentëve u përgjigjën pozitivisht, ndërsa 28% pohuan se do ta linin vitin akademik me shpresën se vitin e ardhshëm vaksinimi nuk do ishte me detyrim.