Hapësira e studentëve të bashkuar!
Gjetjet e Pyetësorit mbi Vaksinimin e Studentëve dhe Vitin e Ri Akademik 2021-2022

Gjetjet e Pyetësorit mbi Vaksinimin e Studentëve dhe Vitin e Ri Akademik 2021-2022

Më poshtë do të mund të gjeni gjetjet e pyetësorit “MBI VAKSINIMIN E STUDENTËVE DHE VITIN E RI AKADEMIK 2021-2022” të realizuar nga Bordi Kombëtar Studentor dhe PortaliStudentor.al.

Shtypni këtu për pyetësorin e plotë

Gjetjet:

  • 74% (1670) e studentëve dëshirojnë që mësimi të zhvillohet tërësisht në auditor, 15% (351) dëshirojnë që mësimi të zhvillohet i alternuar, ndërsa 11% (241) dëshirojnë që mësimi të zhvillohet tërësisht online.
  • 74% (1678) e studentëve janë kundër urdhrit413, datë 24.09.2021, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa 26% (584) janë dakord.
  • 31% (701) e studentëve janë vaksinuar, 13% (283) e tyre nuk janë vaksinuar aktualisht por kanë në plan të vaksinohen, ndërsa 56% (1278) e tyre nuk janë vaksinuar.
  • 78% (569) e studentëve janë vaksinuar me vaksinën Pfizer/BioNTech, 12% (87) me vaksinën Sinovac, 9% (68) me vaksinën AstraZeneca dhe 1% (3) me vaksinën Sputnik.
  • 54% (388) e studentëve janë vaksinuar me imponim[1], 45% (318) e tyre janë vaksinuar me dëshirë, ndërsa 1% (10) shprehen se vendimi për t’u vaksinuar ka ardhur me dëshirë por që imponimi ka ndikuar në marrjen e këtij vendimit.
  • 66% (929) e studentëve nuk janë të gatshëm ta kryejnë vaksinën për të pasur qasje në auditor, ndërsa 34% (470) e tyre janë të gatshëm.
  • 62% (1403) e studentëve nuk kanë aspak besim se stafi akademik do të mund të menaxhojë në të njëjtën kohë mësimin në auditor dhe atë online, 34% (765) e studentëve kanë besim pjesërisht, ndërsa 4% (94) e studentëve kanë shumë besim.

[1] Imponim i referohet kushtit të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve i cili parashikon që studentët duhet të vaksinohen në mënyrë që të kenë qasje në auditor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.