Hapësira e studentëve të bashkuar!
Deklaratë në lidhje me vonesën e bursave të studentëve

Deklaratë në lidhje me vonesën e bursave të studentëve

Bordi Kombëtar Studentor i bën thirrje Universiteteve t’u shpërndajnë në mënyrë të menjëhershme studentëve përfitues fondet që rrjedhin nga bursa e ekselencës.

U bënë tashmë më shumë se katër muaj që mbi 85% e studentëve nuk kanë marrë ende asnjë qindarkë nga fondi që duhet të shpërblejë mundin dhe përkushtimin e tyre për të qënë profesionistët dhe ekspertët e së ardhmes.

Përveç kësaj neglizhence dhe papërgjegjshmërie totale, ne po përballemi edhe me një rrezik tjetër, heqjen e mbështetjes për studentët e shkëlqyer duke eleminuar fondin e ekselencës.

Bordi Kombëtar Studentor do të jetë krahë studentëve dhe do të angazhohet maksimalisht për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Kërkesa e dërguar pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës